Opozita malazeze tërhoqi në momentet e fundit mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, i cili do të diskutohej sot në parlamentin e vendit.

Në vend të kësaj, partitë opozitare thonë se do të fokusohen pa humbur kohë në bisedime që synojnë krijimin e një shumice të re parlamentare.

Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të arrijmë të formojmë mazhorancën e re, duke krijuar kushtet për rrëzimin e ekzekutivit”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të tyre.

Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapic u zgjodh para një viti me votat e 41 deputetëve nga gjithsej 81 që ka gjithsej parlamenti i Malit të Zi.

Rënia e mundshme e qeverisë nënkuptonte rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila ka qenë mbi 30 vjet në pushtet.

Nisma e mocionit të mosbesimit shkaktoi fërkime të ashpra mes forcave politike në Mal të Zi dhe ngjalli frikën e një destabilizimi të situatës.

Kryetari i Parlamentit Aleksa Beçiç ishte shprehur se askush nga shumica parlamentare nuk do ta mbështeste këtë iniciativë.

Mund të konfirmoj me përgjegjësi se Mali i Zi demokratik nuk do ta mbështesë mocionin e mosbesimit të Qeverisë. Mendoj se duhet, si shumicë parlamentare, të bisedojmë për të gjetur mënyra për të bashkëpunuar më mirë dhe për të përmirësuar cilësinë e punës sonë të përbashkët”, kishte deklaruar më herët ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta