Shpërthimi i gazit, gjenden 4 trupa- Ekspertët: ka pasur ndërhyrje në rrjet

13/12/2021 17:45

Ekipet e shpëtimit në Siçili, që po kërkojnë për të mbijetuar gjetën edhe katër trupa të tjerë nën rrënojat e dy ndërtesave që u shembën pas shpërthimit të gazit këtë fundjavë.

Punonjësit e ndihmës lokalizuan 4 nga 6 personat që ende konsideroheshin të zhdukur pas ngjarjes së rëndë, çka e çon në 7 bilancin e viktimave në Ravanusa.

Pak shpresa ka që të shpëtohen edhe dy personat e mbetur, pasi nga shembja e objektit tashmë kanë kaluar 30 orë.

Një ndërtesë katër katëshe u rrënua  tërësisht e disa të tjera pësuan dëme të vogla, pas shpërthimit që ndodhi rreth orës 8 në mbrëmje më 11 dhjetor.

Rreth 100 banorë mbetën pa një kulm mbi krye ndërsa zona u mbulua me rrënoja.

Mbi episodin e rëndë ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa thuhet se në rrjet ka pasur një ndërhyrje vetëm 5 ditë përpara shpërthimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA