Situata energjitike në fshatrat e thellë të Pogradecit është përmirësuar. OSHEE Pogradec njofton se është rikthyer energjia në pjesën më të madhe të fshatrave që vuanin prej 3 ditësh mungesën e energjisë.
Bëhet e ditur se mungesa e energjisë në fshatrat e larpërmëndur nuk është bërë e mundur për shkak të disa shtyllave të thyera, përcjellsave të këputur dhe traversave metalike të deformuara e dëmtimeve të izolatorëve të rrjetit elektrik.
“Me përkushtim, me punë të palodhur dhe shtyllë më shtyllë duke vënë në rrezik e jetën e tyre punonjësit e O S SH/Pogradec bënë të mundur që në luftë me kushtet e këqia të kohës e motit të keq të rrikthejnë furnizimin me energji elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave në cdo njësi.
Në njësinë adminstrative Trebinjë ka ngelur pa energji fshati Llëngë e subjekti fetar Shën Marenë.
Në njësinë Velcan nuk ka energji në fshatin Bishnicë,Shpellë e Jollë.
Në njësinë Proptisht nuk ka asnjë fshat pa energji.
Mungesa e energjisë më fshatrat e larpërmëndur nuk është bërë e mundur për shkak të disa shtyllave të thyera,përcjellsave të këputur dhe traversave metalike të deformuara e dëmtimeve të izolatorëve të rrjetit elektrik.
Njëkohësisht ka probleme më gjëndjen teknike të rrjetit ajror të tensionit të ulët.
Ju bëj thirrje shefave të njësive adminstrative për të ndihmuar sado pak në ndihmesën që duhet të japin me punonjës në hapjen e gropave e për ngritjen e shtyllave të shëmbura. Kjo ndihmesë do shpejtojë rikthimin e energjisë në çdo familje”, njofton OSHEE.
Top Channel