Njëri dhunoi të atin, tjetri u kap në timon pa patentë/ Dy në pranga në Durrës

13/12/2021 12:04
Foto ilustruese

Efektivët e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. Ç., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Po ashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. A., 35 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA