Maliq/ Goditën dhe rrahën 30-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të rinjtë
13/12/2021 12:08
Policia e Maliqit ka shpallur në kërkim dy të rinj pasi dje në mbrëmje kanë dhunuar një 30-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, banues në Maliq.
Të dy ata mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe mjet prerës shtetasin Sh. H., 30 vjeç, banues në Maliq, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Top Channel