Britania nis misionin anti-omicron/Do bëhen 1.1 milionë vaksina çdo ditë deri në fund të muajit

13/12/2021 19:39

Kryeministri britanik Boris Johnson ka linçuar fushatën më të madhe të vaksinimit kundër Omicron, përmes dozës së tretë të vaksinës duke pasur si objektiv bërjen e 1 .1 milionë vaksinave çdo ditë deri në fund të këtij muaji.

Sipas tij, kjo do godasë Britaninë me valë batice. Deri më sot 40 përqind e popullsisë britanike nga 12 vjeç e sipër ka marrë dozën e tretë e cila ofron mbrojte më të madhe se sa dy dozat e bëra deri më sot.

Nisur nga ritmet fenomenale të shtitmit të infektimeve me Omicron në Britani, Boris Johnson duke linçuara fushatën më të madhe të vaksinimit me dozën e tretë të vakines anti-covid kërkon të përforcojë muret mbrojtëse të popullatës, në prag të valëve prej cunami të Omicronit. Duke ju drejtuar kombit në televizion të dielën në mbrëmje, kryeministri britanik kërkon bërjen e 1.1 milionë vaksine në ditë deri në fund të dhjetorit pasi doza e tretë konsiderohet nga shkencëtaret si doza që ofron mbrojtjen më të madhe ndaj kësaj cila po përhapet me shpejtësi të frikshme. Çdo ditë dyfishohen infektimet me Omicron. Deri më sot 40 përqind e popullsisë nga 12 vjeç e sipër ka marrë dozën e tretë e cila ofron mbrojten më të madhe se sa dy dozat e bëra deri më sot. Mijëra personel mjekësor shtesë dhe ushtria do përshihen në ketë operacion Anti-Omicron për bërjen e dozës së tretë. Britania ndërkohë kalon në nivelin 4 të gatishmërisë ndaj 5 që është më i larti për shkak të përhapjes së shtamës.

“Askush nuk duhet të ketë dyshime se një valë baticë Omicronit është duke ardhur drejt Britanisë”, tha Boris Johnson.
“Tashmë është e qartë se dy dozat e vaksinës thjesht nuk janë të mjaftueshme për të dhënë nivelet mbrojtës që duhet. Por lajmi i mire është se shkencëtaret tanë kanë besim se doza e tretë e rrit se tepërmi nivelin e mbrojtjes ndaj Omicronit”, tha Johnson.
Kyeministri britanik është nën presion të madh edhe nga deputetet e partisë së tij të cilët janë kundër shtimit të masave anti-covid, por opozita laburiste mbështet kyeministrin në këtë pikë për siç thonë interesa kombëtare. Mbetet të shihet sesa shtrënguese do jenë masat dhe sa do ndikojë përhapja e Omicronit në përditshmërinë edhe normalitetin e shoqërisë në muajt e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA