Bëri drift me makinë dhe e postoi në rrjete sociale/ Policia gjobit të riun, i hiqet patenta për 2 vite

13/12/2021 11:23

Policia ka kapur të riun i cili bëri drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras dhe më pas postoi video në rrjetet sociale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë bllokuar automjetin, i kanë vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet.

Njoftimi

Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që bënte manovra të rrezikshme me mjetin, në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit që shfaqej në video.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, drejtuesin e mjetit, shtetasin D. N., 24 vjeç, banues në Kurbin.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë bllokuar automjetin, i kanë vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA