Shkodra përkujtoi sot, 13 Dhjetorin 1990, 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Për herë të parë në ceremoni, munguan drejtuesit e Partisë Demokratike. Edhe në këtë ditë, nuk munguan zërat kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Anëtari i kryesisë së demokratëve, Arben Lushaj, në emër të demokratëve të Shkodrës sulmoi kreun aktual:
“Në emrin e demokratëve të vërtetë dhe qëndrestarë të atyre që bënë protestë dhe sakrifikuan aq shumë, të atyre që besojnë te lideri historik Sali Berisha, të demokratëve të vërtetë, të palëkundur do të thoja dy fjalë. PD-ja e vërtetë ishte në “Air Albania” më 11 dhjetor. Ndërsa PD-ja që dha deputeti Basha, është vetëm nje celulë e ngjashme me atë të diktatorit Hoxha. Të gjithë së bashku për të thyer dyshen Lulzim Basha-Edi Rama”.
Të shtunën, në stadiumin “Air Albania” u mbajt Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrati, i thirrur nga ish-lideri demokrat Sali Berisha.
Top Channel