Zëvendësministrja e Kosovës, Edona Maloku-Bërdyna ka bërë thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.
Dy javë më parë kishin krijuar radhë të gjata në korridor.
Shumë nxënës të shkollës “Xhevdet Doda” prisnin që të marrin vaksinën kundër COVID-19, por interesim të njëjtë nuk po ka nëpër shkollat e tjera, sipas Telegrafit.
Gjatë së premtes ishte dita e fundit kur shkolla “Shtjefën Gjeçovi” kishte caktuar afatin për prindërit që të japin një deklaratë të pëlqimit për vaksinim.
E nga 1000 nxënës sa ka kjo shkollë, vetëm gjashtë prindër të tyre kanë pranuar që t’i imunizojnë fëmijët.
Drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla ka treguar për T7 që ka mbajtur një mbledhje me Këshillin e Prindërve.
Këtu u konfirmua se të njëjtit po hezitojnë që t’i vaksinojnë fëmijët.
Krahas kësaj, ai tregon që janë rreth 100 nxënës, të cilët nëpër qendra të vaksinimit, janë imunizuar më parë.
Interesim i ultë për vaksinim përmes ekipeve mobile vërehet edhe nëpër shkolla të tjera.
Gjatë javës së kaluar, në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”, u vaksinuan vetëm 30 nxënës.
Se ka hezitim për vaksinim të nxënësve, konfirmuan edhe nga komuna të tjera.
Top Channel