Rreth 400 banorë të fshatit Mesaplik dhe zonave përreth mbetën të izoluar.

Dëmtimi dhe rrëzimi i urës që lidh këtë fshat me rrugën e lumit të Vlorës dhe zonave të tjera i ka lënë totalisht të izoluar banorët të cilët nuk mund të lëvizin në asnjë krah.

Problematika për banorët edhe nëse do të ketë ndonjë shqetësim shëndetësor ndërsa pritet ndërhyrje nga ushtria dhe emergjencat civile të bashkisë Selenicë.

Banorë të zonës që kanë mbetur në njërin krah në pritje të ndërhyrjes shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar duke shpresuar në ndërhyrje të shpejtë ndërkohë që në rast të kundërt zona dhe banorët mbeten të izoluar.

Reshjet intesive të ditëve të fundit kanë krijuar probleme në disa zonë  ndërkohë që rreth 400 banorë për shkak të rrëzimit të urës mbeten totalisht të izoluar në pritje të nërhyrjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA