Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në juglindje të vendit.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 35 cm ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë,sa i përket zonave të tjera si Voskopoja apo Qafa e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Reshjet me intensitet kanë qenë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit trashësia varion nga 10 deri në 25 cm.

Për pasojë janë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë por aksi nuk është i bllokuar.

Probleme ka në njësitë administrative të Velçanit dhe Dardhasit janë pa energji elektrike dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm.

Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie  ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, në këtë njësi qarkullimi është i mundur.

Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm, vështirësi në lëvizje.

Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar lëvizja e mjeteve pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh.

Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e borës pra fshatrat aktualisht të izoluar. Mungesë energjie ka edhe në disa fshatra te Maliqit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA