Përmbyllja e turit 16 ditor “E Fortë si Grua”/ Ministrja Kushi: Gra më të forta, shoqëri më e shëndetshme

11/12/2021 17:25

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka marrë pjesë në eventin përmbyllës të fushatës së ndërgjegjësimit të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, i cili është organizuar në qytete të nryshme të vendit.

“Kënaqësi të merrja pjesë në eventin përmbyllës të turit “E Fortë si Grua”, e cila trajnoi 500 vajza e gra për të mësuar teknika të vetëmbrojtjes si dhe aftësi të fuqizimit të tyre,- shkruan ministrja në njëstatus në rrjete sociale.

Ajo ka falënderuar organizatën UN Women për punën e bërë në kuadër të forcimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, si dhe ka falënderuar Qeverisë Suedeze për mbështetjen që dha në këtë projekt.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA