Reshjet me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, lumi Vjosë rrit nivelin. Deri në mesditë prurjet e shumta e kanë rritur nivelin në 6.60 metra, pra ka rritje prej më shumë se një 1 metër ndërsa kuota e daljes nga shtrati është mbi 7 metra.
Situata pritet të përkeqësohet edhe për ngarkesën e reshjeve ne veri të Greqisë, por edhe në Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër. Paralajmërimi i institutit të Gjoshkencës është se prurjet do jenë në rritje. Ndërkohë probleme ka edhe në fshatin Llakatund të bashkisë Vlorë.
Lumi i Shushicës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat bujqësore të këtij fshati. Siç duket dhe nga pamjet lumi Shushica ka rritje të nivelit duke kaluar dhe urën e Llakatundit.
Po kështu në fshatin Mesaplik të bashkisë Selenicë, është rrëzuar ura që lidh këtë fshat me zonën e lumit të Vlorës. Kjo është e vetmja mundësi kontakti e rreth 300 banorëve të këtij fshati që mbetet kështu i izoluar.
Top Channel