Lumi Shushica krijon probleme në Vlorë/ 300 banorë të izoluar
11/12/2021 09:18
Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e lumit Shushica kanë krijuar probleme për banorët e fshatrave te Lumit të Vlorës.
Fshati Mesaplik është i bllokuar pasi ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të lumit të Vlorës ka rënë duke izoluar totalisht këtë fshat. Rreth 300 banorë kanë ngelur të izoluar.
Ndërkohë edhe në fshatin Llakatund lumi Shushica ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka , banorët shprehen se këto prurje që kanë qenë sot nuk kanë ardhur asnjëherë.
Ndërkohë edhe lumi Vjosa ka rritur nivelin e saj deri në 6 metra dhe prurjet vijojnë pasi nga zona e jugut në Përmet e Gjirokastër shirat bënë që në orët në vijim të rritet niveli dhe mund te rrezikojë daljen nga shtrati.
Top Channel