Elbasan/ Bllokohet fshati Benë, përmbytet Muqiani, në Rrajcë një shtyllë rrezikon të bjerë në një shtëpi

11/12/2021 16:51

Situata në pjesën më të madhe të qarkut të Elbasanit vijon të jetë e stabilizuar, ndërsa në Labinot Mal reshjet vijojnë me intensitet.

Top Channel mëson se deri tani i bllokuar është fshati Benë. Po ashtu fshati Muriqan ka pasur përmbytje nga prurjet e mëdha të përrenjve, pasi nuk përballojnë turbinat presionin e ujit.

Probleme me energjinë elektrike janë hasur edhe në Rrajcë. Në këtë fshat është raportuar se një shtyllë është gati për tu rrëzuar mbi një banesë.

Ajo ka qenë në këtë gjendje prej një viti edhe pse ekipet e OSHEE janë njoftuar më parë nuk është bërë i mundur rregullimi i saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA