Dëbora bllokon fshatrat në Elbasan/ Në Labinot Mal është e pamundur të kalohet. Nuk ka as energji elektrike

11/12/2021 18:54

Moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në qarkun e Elbasanit. Reshjt e shiut kane qenë me intensitet mbi mesataren dhe intensitet të lartë gjatë natës ndërkohë që vijojnë ende. 

Në lartësitë mbi 1 mijë metra kanë nisur reshjet e dëborës të cilat vijojnë me intensitet të lartë.

Ka disa fshatra të bllokuar në bashkitë e Elbasanit, Librazhdit, Përrenjasit gjithashtu. Është fshati Benë I bllokuar në Bashkinë e Elbasanit. Përsa i përket akseve nacionale janë lehtësisht të kalueshme, edhe pse gjatë natës ka pasur probleme përsa i përket rrëshqitjes së tokës dhe rënies së gurëve në rrugë.

Policia rekomandon që në disa segmente të identifikuara tashmë, drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm.

Në aksin Elbasan Librazhd është I rrezikshëm segmenti në kthesat e quajtura të Murrashit. Në aksin Elbasan Rrogozhinë, pranë fshatit Papërr, herë pas here ka rrëshqitje të tokës. Gjithashtu ka rrëshqitje të tokës në aksin nacional Gramsh-Moglicë.

Përsa i përket aksit nacional Librazhd Peshkopi, ky aks është i kalueshëm vetëm me zinxhirë në disa segmente të tij, trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm, ndërkohë edhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica në rrugë.

Prurjet e lumenjve kanë qenë mbi mesataren, ndërkohë që përsa u përket përrenjve, është e pamundur të përballohen nga turbinat e prurjet e mëdha kështu që ka pasur disa përmbytje në fshatin Malasej të Bashkisë së Elbasanit, njësia administrative Gjergjan.

Përsa i përket energjisë elektrike ka probleme në disa zonë, sidomos zona malore në fshatrat e Librazhdit, Përrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA