24/11 18:41
Me kolonën zanore në sfond të këngës “ It’s the Final Count Down” të Grupit Europe, Sali Berisha hyri në Air Albania me dy gishtat larg, për të rimarrë kontrollin e PD 8 vjet pas dorëheqjes si kryetar.
Për pasardhësin e tij Lulzim Basha listoi një mori gabimesh mjaftueshëm sipas tij për ti hequr timonin e drejtimit.
Si asnjëherë më parë në historinë 31 vjeçare të PD flamuri amerikan nuk u valëvit në krah atij blu të demokratëve në këtë kuvend. Sikurse edhe me të gjithë ambasadorët amerikan në të shkuarën, Sali Berisha e shpalosi hapur armiqësinë me kryediplomaten e Washingtonit në Tiranë Yuri Kim.
Sali Berisha e sfidoi haptas vendimin ‘Non Grata’ të Sekretarit Blinken.
Top Channel