Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka drekuar me kryetarët e degëve. më pas ata kanë shkuar në këmbë në selinë blu.
Të nesërmen, datë 11 dhjetor 2021 pritet që në stadiumin “Air Albani” të mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha.
Në daljet e tij të mëparshme Berisha ka deklaruar se nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova.
Po ashtu ish-kryeministri mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eliminuar Bashën, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Top Channel