Bllokohet rruga Vlorë-Orikum/ Mjetet e bashkisë punuan rreth 6 orë për të larguar dheun që rrëshqiti në rrugë

10/12/2021 00:59

Aksi kombëtar Vlorë-Orikum është i bllokuar nga rrëshqitja e dherave që prej orës 17 të ditës së enjte.

Banorë të zonës por dhe udhëtarë që po përshkonin këtë rrugë e patën të pamundur të vazhdonin udhëtimin. Në vendin ku kishte rrëshqitur dheu shkuan përfaqësues të pushteti lokal por dhe Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj i cili bëri një bilanc të situatës deri në orën 18.

Ndërkohë fadromat e ujësjellës kanalizime Vlorë kishin nisur punë për lirimin e rrugës. Kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, Elona Hodja tha se kur mund të hapej ky aks. Qarkullimi në këtë zonë u bë i pamundur edhe për faktin se ishte bllokuar bay-passi i Vlorës ku po kryheshin punime.

Fadromat e bashkisë punuan gjatë gjithë mbrëmjes së të enjtes për të liruar rrugën, ndërkohë që kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli bëri një bilanc të situatës deri në orën 22.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA