Pas lajmit se Millan Radoiçic, Zvonko Veselinovic dhe 11 persona të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, reagoi presidenti serb, Aleksandar Vucic.

Vucic u shpreh se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”. Ai pohoi se ka marrë një raport joformal nga Ambasada amerikane rreth këtij vendimi. “Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re.

Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, tha u shpreh kreu i shtetit serb, i cili shtoi se një document i tillë mund t`u mbërrijë edhe disa njerëzve “ në funksione shumë më të larta në rajon”. Ndërkohë, mohoi akuzat se partia e vet Përparimtare Serbe (SNS), ka marrë para nga, Zvonko Vesellinovic. “Asnjë dinar nuk na ka dhënë, sa më përket mua për të tjerët nuk e di. Partia të cilën unë e udhëheq ka më shumë se mjaftueshëm para falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësimit.

Këto janë burimet tona kryesore. Nuk kemi nevojë për para të tjera”, shtoi ai. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA