Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
25/11 13:30
Një tjetër vrasje ka tronditur mëngjesin e sotëm opinionin publik grek. Një 51-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 66-vjeçar, njerku i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Glyfada.
Vrasja ka ndodhur në një rrugë Vorio-Epir, rreth orës 6.30 të mëngjesit. Pasi ka vrarë njerkun autori i ngjarjes ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar për ngjarjen.
Mediat fqinje raportojnë se sapo kishte marrë në telefon policinë autori ishte shprehur: “E vrava se kemi pasur mosmarrëveshje personale!”.
66-vjeçari më pas u dërgua në morgun e Vulës ku u ekzaminua i pajetë. Policia ndërkohë është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel