Tërhiqet para Putin? Biden: Nuk do të dërgojmë ushtarë të luftojnë në Ukrainë!

09/12/2021 14:04

Presidenti Joe Biden e bëri të qartë se dërgimi i trupave amerikane në terren në Ukrainë për të penguar një sulm rus, nuk është një opsion që po shqyrtohet.

Ekspertë ushtarakë amerikanë ndodhen tashmë atje më qëllimin të ndihmojnë forcat ukrainase të përmirësojnë aftësitë e mbrojtjes, por duket nuk do të ketë dislokim masiv trupash të SHBA-së. Biden sqaroi se deri të premten shpreson të njoftojë rreth një takimi me Rusinë dhe me vendet e tjera të NATO-s. Nga sa tha ai, do të zhvillohen takime të nivelit të lartë me Rusinë si dhe të paktën katër vende kryesore të NATO-s, për të diskutuar “mbi të ardhmen e shqetësimeve të Moskës në lidhje me aleancën dhe mundësive për arritjen e një marrëveshjeje për të ulur tensionet përgjatë frontit lindor”.

Presidenti amerikan u përpoq të tregonte se ia kishte bërë të qartë Vladimir Putin se nëse sulmon Ukrainën, do të përballet me sanksionet më të ashpra ekonomike që ka parë ndonjëherë. Putin tha se brenda një jave Rusia do të dërgonte ide në Uashington mbi krizën me Ukrainën, në vazhdim të bisedimeve të tij me Presidentin amerikan Joe Biden. Ukraina sakaq thotë se është e përgatitur për një sulm të mundshëm nga ana e dhjetëra mijëra trupa ruse pranë kufirit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA