Ditët me shi dhe njëkohësisht atmosfera festive ka  shkaktuar trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit.

Policia rrugore njofton se për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në sheshin “Skënderbej” dhe qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit për pushime, ka fluks të shtuar të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Për të shmangur bllokimin e lëvizjes në Unazën e Vogël, drejtuesit e mjeteve këshillohen që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës, konkretisht hyrjen nga:

– Rruga e Durrësit;

– Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”;

– Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”;

– Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;

– Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA