Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e përshëndeti vendimin e Shteteve të Bashkuara për sanksionimin e Zvonko Vesellinoviqit dhe “grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës”.
Autoritetet amerikane njoftuan se kanë përfshirë në listën e sanksiokneve grupin e përbërë nga serbë të Kosovës Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Stevic. Radoicic është nënkryetar i partisë më të rëndësishme serbe në Kosovë, Listës Serbe. Një njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinovic identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.
“Është përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve”, tha Kurti. Kryeministri theksoi se vendimi i SHBA-së vërteton legjitimitetin e aksioneve të Policisë së Kosovës në komunat në veri të Kosovës kundër kontrabandës. Vjosa Osmani gjithashtu reagoi ndaj kësja lëvizjeje duke thënë se i mirëpret sanksionet e SHBA-së ndaj Veselinovicit dhe grupit të tij.
“Institucionet e Kosovës janë krejtësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të garantuar që rajoni unë nuk do të bëhet parajsë për grupe të këtilla kriminale” , tha presidentja. Në njoftimin e SHBA-së u tha se personat e sanksionuar ishin pjesë e një grupi të angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë. Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.
Top Channel