Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se të arrestuarit janë një 20-vjeçar, i cili duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Ford” nuk i është bindur shenjës së ndalimit të bërë nga punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe një 59-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Ford” nuk i është bindur shenjës së ndalimit të bërë nga punonjësit të Policisë për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Sh., 59 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia.
Ndërsa të proceduarit janë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasit D. Sh., 38 vjeç dhe E. G., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin E. Sh., 35 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin V. Xh., 66 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit H. S., 55 vjeç”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel