Festë në kohë Covid-i, kërkohet dorëheqja e Boris Johnson

09/12/2021 17:52
Boris Johnson

Një hetim zyrtar do të nisë në Britaninë e Madhe mbi festat që kanë zhvilluar stafet partiake në mesin e masave shtrënguese anti-Covid.

Tre evente janë në shënjestër: festat në Downing Street në 28 nëntor dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar, dhe një tjetër e datës 10 dhjetor në Ministrinë e Shëndetësisë.

Rezultatet e hetimit mund t`i raportohen policisë, thotë BBC.

Partia laburiste në opozitë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson nëse mësohet se ai nuk është treguar i sinqertë me ligjvënësit për këto shkelje.

Skandali shpërtheu pasi u bë publike një video ku shihej sesi pjesëtarë të stafit qeveritar bënin shaka me festën e 18 dhjetorit- një ditë pasi ishin raportuar më shumë se 400 vdekje nga Covid-i në vend.

Filmimi detyroi zëdhënësen e qeverisë, Allegra Stratton të jeptë dorëheqjen të mërkurën, ndërsa mes lotësh “i kërkoi ndjesë të gjithëve”.

Qeveria kishte vazhduar të këmbëngulte se nuk ka pasur festë në atë datë, kur Londra ishte nën rregulla strikte anti-Covid.

Grumbullimi i 10 dhjetorit u zhvillua në të njëjtën periudhë kufizimesh të rrepta, ndërsa festa e 27 nëntorit ka ndodhur në kohën kur Anglia ishte e gjitha në karantinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA