Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se qeveria ka marrë vendim që familjarët dhe bizneset e vogla nuk do kenë rritje të çmimit të energjisë pas 1 janarit, por rreth 7 mijë bizneseve, u ka mbërritur njoftimi se do të dalin ta blejnë në treg të lirë dhe jo me çmim të rregulluar nga shteti.
Drejtori i Furnizuesit të Shërbimit Universal, Elton Sevrani shpjegon se kjo është pjesë e reformës për liberalizimin e tregut të energjisë:
“Ne po vazhdojmë me liberalizimin e tregut tashmë për abonentët e lidhur në tension e mesëm 6, 10 dhe 20 kV. Janë plotësuar edhe kushtet ligjore, por edhe teknike për këtë detyrim që ne kemi. Në këto kushte kemi njoftuar abonentët se pas 1 janarit janë të lirë të gjejnë furnizuesin e tyre dhe të shkëpusin kontratën me OSHEE. Ne, gjithsesi do t’i japim edhe një mundësi që brenda dy viteve ata të furnizohen nga Furnizuesi Mundësisë së Fundit, që është pjesë e OSHEE, por tarifa nuk do jetë e përcaktuar nga Enti Rregullator, por në bazë të çmimeve që e blejmë në bursa. Çmimet e reja të energjisë do variojnë në nivel të bursës, mund të shkojnë nga 8 në 11 lekë, 17 apo 33 lekë. Por, ka dhe periudha që arrin 6 apo 8 lekë për kW/h”.
Top Channel