Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “DRAGOT 2021”, si rezultat i të cilit janë sekuestruar 48 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 2 automjete, 3 aparate celulare dhe 1 thikë dhe janë arrestuar në flagrancë 4 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Të arrestuarit janë: S. M., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Y., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe P. B., 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë.

“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë operacionit, në rrugën që lidh Lushnjën me Belshin, në Dragot, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjeteve me të cilat dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe mjeteve tip ”Audi A6” dhe “Volksëagen” u gjet lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 48 kilogramë, 1 thikë dhe 3 aparate celulare”, njofton policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA