Britania kalon në Planin B për shkak të Omicron

09/12/2021 03:13

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi sot se po lanson të ashtuquajturin Plan B për Anglinë, i cili ndër të tjera përfshin udhëzime që njerëzit të punojnë nga shtëpia, në mënyrë që të ngadalësohet përhapja e virusit korona.

“Edhe pse situata mund të jetë më e mirë, dhe sinqerisht shpresoj se po, ne e dimë se rritja eksponenciale mund të çojë në një rritje të madhe të shtrimeve në spital, dhe kështu, për fat të keq, në vdekje, dhe kjo është arsyeja pse tani është një masë proporcionale dhe e përgjegjshme për të kaluar në Planin B në Angli”, tha Johnson në një konferencë shtypi.

Plani B do të thotë që qytetarëve u kërkohet të tregojnë dëshmi të vaksinimit të plotë (dy doza) kur hyjnë në objektet publike, me direktiva të reja për punën nga shtëpia dhe rregulla të reja për mbajtjen e maskës mbrojtëse.

131 raste të tjera omicron janë identifikuar sot në të gjithë Britaninë e Madhe, kështu që tani 568 persona në atë vend janë infektuar zyrtarisht me atë lloj të koronavirusit. Sot është dita e dytë radhazi në të cilën janë zbuluar mbi 100 raste të reja me omicron, pasi dje 101 persona u sëmurën me një variantin e ri, transmeton Sky News.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA