Bllokimi i aksit Vlorë-Orikum/ Leli: Po punohet pa ndërprerje, është hapur pjesa më e madhe e rrugës

09/12/2021 22:08

Aksi Vlorë-Orikum u bllokua këtë mbrëmje nga balta që mbuloi rreth 70 metra të rrugës.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dherash dhe gurësh mbi rrugë. Prej disa orësh, fadromat po punojnë për pastrimin baltës. Në terren ndodhet dhe kryebashkiaku Dritan Leli, që thotë se puna do të vazhdojë pa ndërprerje deri në zhbllokimin e plotë të këtij aksi rrugor.

Mjetet e ARRSH-së, ujësjellësit dhe të firmave private po punojnë në terren. Është liruar pjesa më e madhe e rrugës. Po pastrohen metrat e fundit, që më pas të fillojë trafiku në të dy krahët. Gjithë NdrrmaRrja e Ujësjellës Kanalizimeve janë këtu për të bërë më të mirën“, u shpreh Leli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA