Blinken paralajmëron: Do të ketë sanksione për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar

09/12/2021 18:14

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se do të ketë sanksione të reja dhe mosdhënie vizash drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

Ai thotë se do të jenë 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar që do të përballen me sanksione.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, shkruan Blinken në twitter.

Një ditë më parë, Departamenti i Amerikan i Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit të disa shtete të Evropës, mes tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar.

Zvonko Veselinoviç, si shef i grupit të krimit të organizuar është një nga figurat e më famëkeqe të korruptuara të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA