Biden: Për momentin nuk është në tryezë opsioni i dërgimit të ushtarëve amerikanë në Ukrainë

09/12/2021 09:18

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se një pushtim eventual rus i Ukrainës do të kishte pasoja të rënda, por se aktualisht nuk është në tryezë opsioni i dërgimit të ushtarëve amerikane në atë vend.

Pak para se të nisej për një vizitë në shtetin federal Missouri të SHBA-së, Biden iu drejtua gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dhe komentoi bisedën që pati me presidentin rus, Vladimir Putin.

“I thashë Putin-it se do të përballej me pasoja deri më tani të papara dhe të rënda ekonomike nëse pushton Ukrainën”, tha Biden.

Presidenti amerikan theksoi se mendon se presidenti Putin e ka kuptuar atë shumë mirë.

“Ndoshta do të na duhet të rrisim praninë ushtarake të anëtarëve të NATO-s, kurse Putin-it i thashë se mund të dërgonim ndihmë mbrojtëse shtesë për Ukrainën”, tha Biden.

I pyetur nëse SHBA-ja do të dërgojë trupat në Ukrainë, Biden tha se ky opsion për momentin nuk është në tryezë, por se ishte e mundur nëse aleatët e NATO-s thonë se Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA