Moti i keq, me reshje shiu e erë të fortë, e ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit me pasagjerë që mbërriti nga Brindisi i Italisë në portin e Vlorës këtë mëngjes së enjte duke bërë që 118 pasagjerë për gati 17 orë të rrinë të bllokuar në traget në det të hapur. 

Pasagjerët të lodhur shprehen se  nuk janë lajmëruar dhe çdo gjë u është dashur ta paguajnë vetë.

Disa prej tyre shprehen se kanë ndenjur pa ngrënë për shkak të çmimeve të shtrenjta.

Kjo nuk është hera e parë që pasagjerët mbesin të bllokuar në traget për shkak të motit të keq në Portin e Vlorës.

Më 30 nëntor, po për shkak të motit të keq, 129 pasagjerë në bordin e tragetit që vinte nga Brindisi mundën të zbrisnin në tokë pas 6 orësh në mes të detit të trazuar.

Ndërkohë sot është pezulluar edhe lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA