Trupat amerikane zbarkojnë në Ukrainë, fillon forcimi i mbrojtjes ajrore

08/12/2021 19:04
Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye.

Një grup ekspertësh ushtarakë amerikanë kanë mbërritur në Ukrainë për ta ndihmuar vendin të përmirësojë sistemet e mbrojtjes ajrore.

Lëvizja vjen në një kohë përshkallëzimi të tensioneve me Rusinë, dhe frikës së një sulmi të mundshëm të Moskës mbi fqinjin e saj më të vogël, i cili mbështetet fort tek ndihma e aleatëve si mënyra e vetme për t`i bërë ballë një agresioni rus.

Specialistët e SHBA-së janë duke verifikuar se ku çalon mbrojtja ukrainase, ndërkohë që për Kievin diskutohet edhe një financim i jashtëm ushtarak.

Planet e Ukrainës për të përmirësuar sistemet e vetë të mbrojtjes janë afatmesme, megjithatë koha nuk premton dhe tani, ka nevojë urgjente për ndërhyrje në mënyrë që të forcojë kapacitetet e saj.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë janë të shqetësuar se shtimi i trupave ruse pranë Ukrainës mund të sinjalizojë planet e Moskës për mësymje.

Kremlini këmbëngul se nuk ka një qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë se kanë ngritur pretendime për të mbuluar planet e tyre të supozuara agresive.

Nuk është e qartë nëse përqendrimi i trupave ruse paralajmëron një sulm të afërt. Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar Perëndimit që të përjashtojnë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ndaj shtimi i trupave në kufi mund të reflektojë përpjekjen ruse në mbështetje të mesazhit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA