Top Story/ Dora gjakatare i merr jetën Sabrina Bengaj, ajo ishte me urdhër mbrojtje

08/12/2021 23:23

Morti mbuloi një tjetër familje. Një dorë gjakatare qëlloi mbi një vajzë të re. Vetëm 23 vjeç në lule të rinisë Sabrina Bengaj nuk do të buzëqesh më. Mes dhimbjes familjarët dhe të afërmit po e përcjellin në banesën e fundit.

Kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar. Sabrina dhe familja e saj ishin marrë peng rreth një vit më parë nga autori i vrasjes, Elton Metaj. Aktualisht ajo ishte me urdhër mbrojtje. “Pas disa kohësh që unë nuk isha këtu ky merr një armë dhe vjen këtu dhe thotë do ti vras do ti bëj. Pasi erdhi policia filloi jo do vras veten jo do bëj. Kështu pasi erdhën 300 forca RENEA u dorëzua dhe shkoi në gjykatën e fierit. Pengmarrja ka zgjatur nga ora 10:30 deri në orën 15:00” u shpreh Partizan Bengaj, babai i Sabrinës.

Sipas babait të Sabrinës Drejtësia nuk bëri detyrën. Madje ai shkon më tej duke ngritur pukëpyetje se kush janë njerëzit që e nxorrën me probleme psikologjike. “Gjykata e Fierit ose më saktë Çlirim Sinaj nëpërmjet avokatit të tij kërkuan që ta çonin në Krujë. Kështu hyri rryshfeti korrupsioni, njerëz të degjeneruar se këta nuk janë punonjës të shtetit. Ai s’ishte as i sëmuar asgjë që do të thotë se gjykatësit kanë marrë lekë. Gjëja e parë që kërkoj është kush e ka nxjerrë nga burgu. Kush është mjeku, psikologu që ka firmosur dhe ku janë ilacet” u shpreh Partizan Bengaj, babai i Sabrinës.

E premtja e 10 shtatorit do të ishte më e errëta për familjen Bengaj. Vajza e tyre e sapo kthyer nga puna ka qënë duke ngrënë darkë kur në shtëpi j’a ka behur ish-bashkëshorti i saj. “Në orën 10:15 që furgoni e ka sjellë vajzën nga puna ka qënë duke ngrënë bukë. Ai nuk ka parë makina këtu dhe ishte hedhur nga muri. Kishte hyrë këtu brenda dhe i kishte thënë vajza dalim jashtë që të sqarohemi se nuk ke punë ti me kunatën apo me nënën time. Ishte ndarë vajza kishte marrë urdhër mbrojtje nuk e di se kë do mbronin këta, nejse” u shpreh Partizan Bengaj, babai i Sabrinës.

Ai ka qënë i armatosur dhe ka kërkuar me çdo kusht që të flas me Sabrinën. Ajo nga frika se mos ndoshta i bënte diçka familjes së vetë, ka lënë pjatën me ushqim dhe i ka kërkuar që të dalin jashtë. Por pa e kaluar ende pragun e shtëpisë ai ka qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur në vend.
“Rasti i Fierit ka të bëjë me kulturën e divorcit. Disa njerëz edhe pse e bëjnë divorcin nuk e këpusin dot kordonin e sovraniteteit. Dhe e dyta prishja e martesës nuk do të thotë një prishje e prindërimit. Këta pasi divorcohen humbasin kuotat e prindërimit” u shpreh Gëzim Tushe, psikolog
Mes dëshpërimit për humbjen e vajzës babai i Sabrinës kërkon drejtësi.

“Dua burg të përjetshëm se vajzën time e ka vrarë shteti është vrara me shtet. Vajzën time nuk e vrau një copë injoranti. Deri sa shteti thotë që po je i dalë edhe pse u kapa me armbajytje pa leje edhe pse ke marrë pengë ke kërcënuar….” u shpreh Partizan Bengaj, babai i Sabrinës.

“Unë e përsëris që nuk jam frikacak por shteti duhet ti dalojë këto gjëra. Shteti duhet të ndërhyjë që këyto gjëra të mos i ndodhin askujt se këta janë njërëz plehra, nuk kanë më as edukatë as traditë as dinjitet” u shpreh Partizan Bengaj, babai i Sabrinës.

“Për sabrinën ky është rasti tipik i një sitemi që nuk bën detyrën. Ai ishte me shumë cështje penali ajo ishte me urdhër mbrojtje pra nuk funksionon sistemi. Shumica e grave që janë vrarë kanë qënë me urdhër mbrojtje dhe kjo tregon që një nga hallkat e sistemit të drejtësisë nuk funksionon” u shpreh Sevim Arbana, aktiviste për të drejtat e grave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA