Këtë herë Top Story ka udhëtuar drejt Divjakës. Ndodhemi në fshatin Babunjë. Vetëm pak javë më parë ky fshat u bë i njohur në të gjithë vendin për shkak të një ngjarje makabër. Hekuran Rrasa ka vrarë fillimisht bashkëshorten e tij Fëllënxa Rrasa e më pas ka vrarë veten me armë gjahu.

Kjo është shtëpia e cila duket se ka mbetur e shkretë. Qeni vazhdon të qëndrojë besnik në vendin e tij, ai ndoshta është i vetmi dëshmitar që ka dëgjuar sherrin mes çiftit atë natë.

Këto janë këpucët që kanë mbetur të Fëllënxa Rrrasës. Ajo nuk do i përdor më ato për tu marrë me punët e fshatit. Shtëpia dhe kushtete e mjeruara flasinë për varfërinë në të cilën jetonte kjo familje. Akush nuk ka lëvizuar asgjë. Aty vazhdon të jetë një pako me sheqer dhe një me oriz. Një thikë me dy karamele, kavanozat me reçl dhe disa dokumenta të Hekuran Rrasës.

“Nuk jam dakord që thonë se shkaku që ka vrarë është varfëria. Kuptohet që dhe ajo ka peshën e saj por ju garantoj se ka familje që jetojnë në varfëri dhe janë një unitete bashkëshortor shumë të mirë. Ndërkohë që ka edhe shumë familje të pasura që bëjnë jetë luksi dhe gëlon dhe atje dhuna.

Mund të mos jetë fizike por dhuna psikologjike nganjëherë është edhe më e tmerrshme se dhuna fizike”u shpreh Gëzim Tushe, psikolog. Leonardi djali i vetëm i familjes në moshën 21 vjeç por me një shëndet jo të mirë, mund të hyj vetëm në këto dy dhoma. Që pas kryerejes së krimit kjo derë ka mbetur e mbyllur. Ekipi i Top Story hyn brenda saj. Ajo që ka mbetur pas është e frikshme. Njollat e gjakut janë ende në tavan, si dëshmi e vrasjes së dyfishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA