Top Story/ Kjo është historia e trishtë e Marigonës të vrarë në “lule të rinisë”

08/12/2021 23:37

Një tjetër histori e dhimbshme është edhe ajo e Marigonës vetëm 18 vjeç, nga Ferizaj. Marigona u njoh në rrjetet sociale më një djalë. Ajo filloi ta donte pak nga pak. Pas një kohe të shkurtër vajza i rrëfen babait për djalin që ka njohur, duke kërkuar leje që të takohej me të.

Babai i Marigonës e takon djalin në fjalë. Ai dukej njeri i mirë. Madje babai pranon edhe faktin që ata të dy të jetojnë sëbashku. Por pas disa kohësh dëgjojnë se Dardani është problematik. Ai kishte më shumë se 130 akuza nga drejtësia. Marigona pas kësaj nuk u kthye të familja e saj. Frika ndoshta nuk e lejonte që të braktiste njeriun që në fund do i merrte jetën. Telefonin nuk e përdorte më. Ajo fliste me familjen e saj vetëm nëpërmjet telefonit të bashkëjetuesit.

Sa herë që vajza shkonte në shtëpinë e prindërve i pyeste ata nëse ishin mirë, nëse dikush i kishte telefonuar apo kërcënuar. Marigona, xhelozinë e sëmurë të burrit të saj nuk e ndau me njeri. Më pas ajo mbyllej në dhomë dhe qëndronte e heshtur. Kjo që jeni duke parë është fotoja e fundit që Marigona ka me nënën dhe tezen e saj. Më pas ajo nuk mundi të dalë më nga shtëpia. Xhelozia e sëmurë e Dardanit kishte arritur kulmin. Ai nuk e lejonte Marigonën të dilte nga shtëpia. Mamaja e saj shkonte ta takonte, por ajo ishte e mbyllur me çelës në shtëpi. Marigona thjeshtë dilte në dritare dhe i përshëndeste me dorë familjarët e saj.

Është 22 gusht 2021, një natë e nxehtë vere. Brenda mureve të kësaj shtëpie duket se po shkërrmoqet jeta e nëj vajzë të re. Aty ndodhet Marigona nën shoqërinë e dy njerëzve të frikshëm. Daradni parneri i saj pas dhunës psiqike për shkak të xhelozisë ka nisur edhe dhunën fizike. Arbëri shoku i tij rri në dhomën tjetër dhe dëgjon se ç’po ndodh. “Krimi ishte barbarë në rastin e krimeve ndaj femrës në tipologjinë e Marigonës e plotësoi modulin maksimal të krimeve ndaj femërës. Akti ishte i përbindshëm dhe shkak u gjet xhelozia. Por kjo nuk ka rëndësi rëndësi ka pse ai e torturoi e masakrohi dhe e hodhi si plackë te spitali i Ferizajt?” u shpreh Gëzim Tushe, psikolog.

Pallati ku bashkjetonte Marigona me Dardanin është përballë spitalit të Ferizajt. Ky që jeni duke parë është apartamenti në të cilin do të shuhej jeta e një lulje të pafajshme. Dardani ngreh dorën e tij të shëmtuar dhe qëllon mbi një krijesë të brishtë, qëllon mbi një vajzë. Ai vazhdon pa pushim deri sa i thyen gjymtyrët. Dhimbja është e tmerrshme. Marigona vjell dhe pështyn gjak. Kjo nuk është hera e parë.

Ulërima dhe rënkimet sa vijnë dhe shuhen. Trupi i brishtë i Marigonës nuk po duron më shumë dhimbje. Ajo humbet ndjenjat. Të dy djemtë në bashkëpunim me njëri tjetrin marrin në krahë trupin e Marigonës dhe nisen drejt spitalit. Ata të dy braktisin trupin e pajetë të Marigonës dhe largohen. Top Story po sjellë dëshminë e dy personave që kanë parë ngjarjen në momentin e lënjes së trupit në spital.

“Një djalë më afrohet dhe më thotë më gjej në polic se një vajzë është rrëzuar në rrugë dhe është pa ndjenja. I përgjigjem se nuk kemi policë në spital. Më thotë eja më ndihmo ta marrim bashkë në krahë dhe ta sjellim këtu. Dyshova në fjalët e tij dhe i thashë silleni vetë por urgjenca është atje, këtu është spitali covid” u shpreh dëshmitari i parë.

“Dy djem e sollën vajzën dhe e lanë këtu. Njëri prej tyre pak më vonë volli. U largua pak dhe mori një kovë me ujë dhe e hodhi në kokë. Më pas ka ardhur një makinë me disa njerëz dhe i ka marrë. Nuk e di se nga ikën, nuk pash më” u shpreh dëshmitari i dytë. Sipas burimeve zyrtare për Top Story, Marigona kishte 24 orë që kishte ndërruar jetë në momentin që u la në spital. Madje konstatimi i parë ishte që nofulla e saj ishte e thyer. Kjo është certifikata e vdekjes e cila cilëson se shkaku është një politraumë. Që do të thotë se ka më shumë se dy thyerje në trup.

Kjo është shtëpia ku Marigona u rrit me motrat dhe vëllain e saj. E gjithë familja është në shok për vrasjen e vajzës së tyre. Ata po trajtohen nga mjkët psikiatër pasi kanë parë kufomën e vajzës. Këto janë certifikatat mjekësore që e vërtetojnë tronditjen psikike që ka pësuar familja.
Ndërkohë pritet që drejtësia të thotë fjalën e fundit për këtë ngjarje makabër. Çfarë do të ndodhë? A do të bëhet përsëri një sy qorr e një vesh shurdh edhe për personin që ka mbi 130 akuza mbi shpinë?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA