Sanksione ndaj grupit kriminal serb në Kosovë, Osmani: Mirëpresim vendimin e SHBA
08/12/2021 18:24
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani mirëpriti vendimin e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj grupit kriminal serb të Zvonko Veselinoviçit.
Kryetarja e shtetit deklaroi se vendi i saj do të bashkëpunojë me SHBA-në në mënyrë që Kosova të mes kthehet në “parajsë të sigurtë për krimet kriminale”.
POSTIMI I VJOSA OSMANIT:
“Mirëpres sanksionet e SHBA-së ndaj grupit ndërkombëtar të krimit të organizuar Veselinoviç në veri të Kosovës. Institucionet e Kosovës janë totalisht të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe do të bashkëpunojë me SHBA-në për të siguruar se rajoni jonë nuk do të bëhet një ‘parajsë e sigurtë’ për grupet kriminale”.
Top Channel