Debatet për buxhetin përfunduan në rrahje me grushta mes deputetëve të parlamentit turk.
Gjithçka nisi kur diskutimet mbi buxhetet e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë e asaj të Brendshme, bënë që të ngriheshin tonet në sallë, e nga kërcënimet verbale të përfundohej në dhunë.
Ligjvënësit e partisë në pushtet AK u përplasën me deputetët e opozitës turke, CHP, e madje as truprojat nuk arritën t’i ndajnë dot, përkundrazi u goditën edhe ato.
Situata doli nga kontrolli brenda pak sekondash. Kriza e turke e ka tensionuar ndjeshëm klimën politike në vend, ndërsa duket ka shtuar nga ana tjetër mbështetjen për opozitën.
Rexhep Tajip Erdogan, që është në pushtet për rreth 19 vjet, pretendon se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion, gjë që shkon në kundërshtim me atë që ekonomistët në përgjithësi e thonë: që normat e rritura të interesit do t’i ulin çmimet.
Ulja e normave ka rritur shqetësimet mbi pavarësinë e Bankës Qendrore, derisa politikat jo të zakonshme monetare të shtetit, i kanë frikësuar investitorët e huaj, që po i largojnë asetet turke.
Top Channel