Edmir Vlashi e Hektor Ndoka janë shpallur në kërkim nga policia si personat që po planifikonin një vrasje në Tiranë.
Gjithçka lidhej me prishjen e një pazari droge në Belgjikë me shënjestrën e sulmit që u parandalua nga policia.
Ndërkohë që janë arrestuar edhe disa persona në operacionin “Mataro”, që planifikuan vrasjen. Ata janë Mark Lamkja, Nikoll Marku dhe shtetasja Marie Marku.
Policia organizoi dy operacione dhe arriti që gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të të arrestuarve të gjente një sasi shumë të madhe armësh dhe parash.
Kështu janë gjetur dy bomba me telekomandim me lëndë eksplozive C 4 të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë.
U gjetën 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet. Armët po kontrollohen nëse kane kryer krime te tjera.
Top Channel