28/11 10:18
Presidenti Ilir Meta kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Këshilltari ligjor i presidencës Bledar Dervishaj deklaroi gjatë një konference për shtyp se Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin që mori. Dervishaj që fliste në emër të presidentit tha se Gjykata Kushtetuese me këtë vendim cënoi parimet e procesit të rregullt ligjor.
Por futja e presidentit me këtë qëndrim në një kurs përplasje me Gjykatën Kushtetuese vjen pikërshit në parg të gjykimit nga kjo gjykatë të shkarkimit të presidentit, proces që do të nisë në 18 janar 2022.
Top Channel