Një 46-vjeçare ka gjetur vdekjen në rrethana misterioze këtë të mërkurë në lagjen nr. 1, Pogradec.

Ajo më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

 “Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekje”, sipas policisë.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së gruas, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA