Trupi i pajetë i një 68-vjeçari është gjetur në rrugë nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër në Kakavijë.
Sipas njoftimit të policisë paraprakisht dyshohet se shtetasi me inicialet P.S., banues në Gjirokastër, të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.
Ndërkaq, grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore”, njofton policia.
Top Channel