Do kryenin sulm me thika gjatë Krishtlindjes, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm në Francë

08/12/2021 18:42

Dy 23-vjeçarë janë akuzuar për terrorizëm më 8 dhjetor në Francë. Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.

Shërbimi inteligjent në Francë, arrestoi dy burrat kah fundi i nëntorit në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton AFP.

Të dy, u akuzuan për terrorizëm më 3 dhjetor dhe mbetën në paraburgim, tha burimi duke konfirmuar kështu raportimet e para të publikuara në gazetën, Le Parisien.

Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë, raporton REL.

Burimi i informuar për rastin tha se dy burrat madje diskutuan se ku do të duhej të “vdisnin si martirë”, duke shtuar se plani ishte i inspiruar nga xhihadistët.

Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takua edhe fizikisht.

Në Francë kanë ndodhur disa sulme terroriste që nga viti 2015, ndërsa qindra njerëz janë vrarë e vendi u detyrua të rrisë nivelin e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA