Çekia do të vendosë 150 ushtarë në kufi mes Polonisë e Bjellorusisë

08/12/2021 21:45

Qeveria çeke ka miratuar më 8 dhjetor shpërndarjen e së paku 150 ushtarëve të saj në kufirin me Bjellorusinë, për të ndihmuar Poloninë në frenimin e valës së migrantëve nga Bjellorusia.

Sipas këtij plani të qeverisë, që pritet të miratohet, Çekia do të bëhet shteti i tretë që dërgon ushtarë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë, shkruan Reuters.

Më herët këtë e bënë, Estonia dhe Britania e Madhe.

Qeveria miratoi dërgimin e trupave për mbrojtjen e kufirit mes Polonisë e Bjellorusisë”, shkroi ministri çek i Mbrojtjes në Twitter.

Ditëve të fundit megjithatë ka rënë numri i migrantëve nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të kalojnë nga Bjellorusia në Poloni, ndërkaq roja kufitare polake më 7 dhjetor njoftoi se ka evidentuar 51 tentime.

Polonia ka akuzuar shërbimet inteligjente bjelloruse për ndihmë migrantëve për të kaluar kufirin dhe për të provokuar trupat polake, derisa Minsku e mohoi këtë.

Bjellorusia po ashtu mohon akuzat e Bashkimit Evropian që ka shkaktuar krizën me migrantë si hakmarrje ndaj sanksioneve të Perëndimit, të cilat u vendosën ndaj Bjellorusisë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut pas zgjedhjeve presidenciale në vend./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA