Bulqizë/ Makina bie në greminë, ndërron jetë 17-vjeçari
08/12/2021 18:43
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ku si pasojë ka humbur jetën një 17-vjeçar dhe një tjetër është plagosur.
Një makinë ka rënë 100 metra poshtë në një greminë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi Florian Pupureku, 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi Elvis Terziu, 20 vjeç, drejtuesi i mjetit cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Dyshimet e para të policisë janë se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë por dhe shpejtësia nga ana e drejtuesit të automjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel