Basha uron 8 Dhjetorin: Sot pas 31 viteve jemi përballë një tjetër diktature që po largon bijtë e shqiptarëve

08/12/2021 09:39

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Urimin për 8 dhjetorin e ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili përmes një shënimi në facebook thotë se 31 vite më parë kjo ishte dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.

Basha shprehet se sot pas 31 viteve thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, përballë asaj që ai e quan një tjetër diktaturë.

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë

31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. 

Gëzuar 8 Dhjetorin!” shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA