Platforma mësimore që u krijuar, e nxitur nga nevoja për të mësuar në distancë gjatë pandemisë së Covid 19 në vendin tonë ka fituar një çmim në Fondin e Bursës së Ndikimit Social të Harvardit.
Në faqen zyrtare të Harvardit, shkruhet se gjatë kësaj periudhe, janë nënshkruar disa kontrata për me disa qeveri, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për t’u bërë platforma zyrtare për mësimin në distancë për të gjithë studentët shqipfolës anembanë globit.
Platforma tani ka mbi 500.000 studentë, 1.300 shkolla dhe 20.000 video mësimore në gjuhën shqipe.
Dean Çelaj, student i masterit në Programin e Lidershipit, Organizatave dhe Sipërmarrjes në Arsim dhe themelues i platformës Akademi.al thotë se 12 muaj, krijuan rreth 13.000 mësime video të cilat janë falas për t’u parë nga kushdo. “91% e të gjithë studentëve në vendin tim filluan të përdorin platformën time gjatë pandemisë. Vendosa të heq dorë nga të gjitha tarifat dhe ta bëj atë 100% falas për studentët, mësuesit dhe shkollat. Për shkak të kësaj, unë mora një çmim nga Komisioni Evropian i quajtur Evropianët që bëjnë ndryshim”, shprehet Çelaj.
Top Channel