“Vëllai nuk u vetëvra, e vranë”/ Reagojnë familjarët e Adem Rusit që u tha se u vetëvar në furgonin e policisë

07/12/2021 15:20

Adem Rusi është i burgosuri shqiptar i cili sipas informacioneve te policisë greke pak ditë më parë u vetëvar me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë, teksa po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut famëkeq të Malandrinos.

Familjaret e tij përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes se 40 vjecarit i cili sipas tyre pritej që pas 2-3 muajsh të përfundonte vuajtjen e dënimit. Sipas vëllait të tij ai nuk kishte probleme te shëndetit mendor, ndërsa vete vrasja ne prezencën e policisë qe po e shoqëronte ne furgon është e papranueshme edhe per shkak te kushteve ne te cilat transportohen te burgosurit por edhe prezencës se gardianëve ne mjet ndaj ka kërkuar qe autoritetet tona te bejne hetime rreth ngjarjes

Familjaret e Adem Rusit kerkojne që autopsia e tij te behet ne Shqipëri dhe te zbardhet e vërteta për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA