Shkodër/ 35-vjeçari i jep fund jetës, var veten në banesë
07/12/2021 10:06
Një 35-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke varur veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” Shkodër. Policia njofton se i riu është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij.
“Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.
Top Channel